LajmeMaqedoni

Ministri Arjanit Hoxha, takon prodhuesit e orizit në Koçan

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha duket se nuk eka ndërmend të pushoj me aktivitetet e tij të njëpasnjëshme. Hoxha në mes të situatës së krijuar nga ana e prodhuesve të duhanit dhe kompanive që blejnë duhanin nuk ka nguruar të ndaje kohë për të takuar prodhuesit orizit në Koçan. Puna e ministrit Hoxha gjithnjë e më shumë tregon se këtij dikasteri ika munguar një ministër adekuat.
Në ambientet e MBPEU-së, sot realizova takim me prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit.
Në këtë takim diskutuam për situatën aktuale me grumbullimin e orizit nga korrja e këtij viti. U shprehën qëndrimet për çmimin e ulët të blerjes, si dhe u diskutua edhe për problemet tjera shoqëruese me të cilat ballafaqohen prodhuesit e orizit.
Kam dëgjuar me kujdes mendimet e bujqëve, të cilat janë vazhdim i disa takimeve që u realizuan në ministri dhe në terren në qytetin e Koçanit.
Paralajmërova edhe një takim tjetër me grumbulluesit, menjëherë pas festave të Vitit të Ri, pas së cilit do të organizohet një takim i përbashkët i të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e grumbullimit të orizit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close