Maqedonia e Veriut i është bashkuar listës së vendeve që po i ndalojnë fluturimet nga Britania e Madhe, për shkak të një mutacioni të ri të koronavirusit që ka nisur të përhapet atje, shkruan “Alsat M”.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ndalesa e fluturimeve do të jetë deri në fund të vitit. E qytetarët që vijnë me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania do të jenë të obliguar të vetizolohen për 14 ditë, e po ashtu edhe ata që vijnë nëpërmjet rrugës tokësore.
Masa të ngjashme kanë aplikuar vendet e mëdha evropiane.