LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha i pranishëm në pikën grumbulluse SOCOTAB të Draçevës

Ministri i bujqësisë Arianit Hoxha ka mbajtur fjalën e tij se nga afër do të jetë prezent në pikat grumbulluse për të mundësuar punë transparente përgjat grumbullimit të duhanit.

Ashtu siç premtova ditën e premte në takimin me këshillin inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit se do të ndjek nga afër gjithë procesin për të qenë sa më transparent, sot isha i pranishëm në pikën e grumbullimit të ‘Socotab’ në lagjen Draçevë për të monitoruar vlerësimin e klasave të duhanit, ku komisioni bëri edhe hapjen dhe vlerësimin e 12 kutive të duhanit nga ku vetëm tek njëra kuti kontestuese u konstatua se kishte gabim gjatë vlerësimit, përkatësisht në vend të shkallës së dytë, ishte vlerësuar si kategori e shkallës së tretë.
Gjithë pjesëmarrësve në këtë proces, ju apeloj të jenë të durueshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë t’i zgjidhim të gjitha problemet që kemi me duhanin.
Inspektorati Shtetëror çdo ditë është në teren dhe për çdo parregullsi eventuale do të veprojë sipas ligjit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close