Bilall Kasami pret ambasadorin e Greqisë

Zotri Kasami nëpërmjet një postimi në facebook u shpreh:

Sot, së bashku me deputetin njëherit edhe nënkrytetarin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli pritëm në takimin lamtumirës Ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitris Yannakakis. Falënderova angazhimin e ambasadorit dhe rolin e tij konstruktiv në mes dy vendeve fqinje, e në veçanti për punën e bërë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

Roli konstruktiv i shtetit grek në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut në periudhën e fundit, është për t’u përshëndetur, duke e vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin e tyre në drejtimin e duhur.

U dakorduam bashkërisht që, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjë që do të mundësonte zhvillim më të fuqishëm edhe në aspektin ekonomik.