Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani nga VLEN-ni në emisionin e sotëm në N’DRITË me Arta Tahirin rreth debatit nëse VLEN kishte marrëveshje me VMRO-DPMNE-në në Bërvenicë por që votuesi nuk i respektoi, Shabani ishte i prerë se e vërteta është krejt ndryshe dhe se këtë e dinë banorët e Bërvenicës, shkruan Top24
“Zgjedhjet në Bërvenicë treguan dy momente! Treguan vyrtytin e VLEN-it dhe vesin e BDI-së. Në Bërvenicë kandidati i VLEN-it ishte ai që shkoi në shtabin AKI-së dhe uroi fitoren e Arkin Jahijit, ndërsa deklarimet e BDI-së kanë bërë që kjo mbështetje të zbehet”, tha Admir Shabani.


