LajmeMaqedoni

Ambasadorja gjermane kundër atij Bullgar! Sofja nuk mund të tërhiqet, e Berlini nuk ka “plan B” (VIDEO)

Interesimi i madh i mediave e habiti ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov.

Angell Angellov – Ambasador i Bullgarisë: “11 kamera, 11 televizione”.

Ndonëse pse arsyeja e mbledhjes së ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme ishte për aktivitetet në kuadër të kryesimit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit, megjithatë askush nuk pyeti për të!

I gjithë fokusi ishte tek kontesti Shkup-Sofje, por Angellovit nuk ia kishte qejfi të fliste shumë për këtë.

Gazetarja: Në cilën pjesë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ose atij të Prespës shihni pretendime territoriale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ose Maqedonia e Veriut?

Angell Angellov: “Jo, sot jemi mbledhur për Procesin e Berlinit, dhe ai është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e besimit mes dy shteteve tona”.

Gazetari: A ka garanci se Maqedonia do të nisë negociatat?

Angell Angellov: “Përqendrimi ynë sot është për Procesin e Berlinit”.

E sado u përpoq për të mos folur për kontestin, nuk ia arriti.

Sot në Bruksel diskutohet për kornizën negociuese, andaj, a do të ndryshojë mendje Bullgaria?

Angell Angellov: “Bullgaria nuk mund të ndryshojë pozicionet sepse ka Deklaratë në Kuvend dhe vendim të Qeverisë, kurse ajo që flitet brenda Bashkimit Evropian është problem brenda BE-së, problem në Bruksel, e jo i yni këtu”.

E për dallim nga ambasadori i Bullgarisë këmbëngulëse, ambasadorja gjermane në Shkup është plot optimizëm për nisjen e negociatave dhe pohon se do të bëjnë gjithçka që munden.

Anke Hollshtajn: “Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut është synimi i Kryesimit gjerman në fushën e zgjerimit dhe po i përmbahemi këtij qëllimi. Do të provojmë gjithçka që mundemi për të bërë që kjo të ndodhë”.

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se plan “B” nuk ka, e këtë në shqip e pohon edhe ambasadorja Hollshtajn.

Bujar Osmani: “Nuk ka plan tjetër!

Anke Hollshtajn: Nuk ka… Për ne, nuk ka!”.

Kryediplomati i vendit thotë se ka përparimi mes grupeve të punës, por nuk tregon konkretisht se çka.

Bujar Osmani: “Pa paragjykuar epilogun e këtyre bisedimeve, mund të them se ajo që më jep optimizëm është fakti se të gjithë jemi të vetëdijshëm për investimin që kemi bërë dhe për pasojat e mossuksesit të këtij procesi”.

Kjo sipas Osmanit lë hapësirë për të shpresuar se do të gjendet guximi për gjuhë të përbashkët mes Shkupit e Sofjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close