LajmeRajon

Zgjedhjet përplasin Qeverinë me opozitën, Tahiri: Shkojmë në zgjedhje kur të doni

Pas dëshmimit për të gjashtë herë të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deputetëve.

Ai në seancën e Kuvendit tha se ky Projektligj tash e një kohë nuk është duke e marrë shumicën parlamentare.

Tahiri më tej duke ju drejtuar deputetëve të opozitës tha se nuk u frikësohen zgjedhjeve.

“Sa i përket këtij pingpongu për zgjedhje dhe mocionit për qeveri, një mocion e ka ngrit Selimi me Grupin Parlamentar të LVV-së, nëse i keni votat urdhëroni na rrëzoni e mos na mani mi krye jo sot jo nesër. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, kur t’ua merr menja. Boni votat edhe na rrëzoni”, tha Tahiri.

E pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Ai tha se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje qysh tani.

“Zëvendëskryeministri na dha një ofertë ekskluzive, tha shkojmë në zgjedhje kur të doni, e ne qetash po duam me shku në zgjedhje. Nuk është rruga e vetme mocioni, është edhe dorëheqja, neve na leni pa tekst nëse jepni dorëheqje. Ne jemi shumë të vendosur që me shku zgjedhje sepse kemi përball një qeveri që nuk e ka shumicën, që nuk është në gjendje me kalu një ligj as me shumicë të thjeshtë”, u shpreh Selimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close