NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Në mesazhin e publikuar, NATO e ka cilësuar Shqipërinë si aleate të saj, duke shprehur urimet me rastin e festës kombëtare.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë, Ditën e saj Kombëtare!”, thuhet në postimin e NATO-s.

Postimi është shoqëruar me fotografi të pjesëtarëve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë një dimension simbolik urimit për 28 Nëntorin.

Shqipëria shënon këtë vit 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.