Fillon protesta kombëtare në Tiranë, hidhen kapsollat e parë nga tubuesit e grumbulluar në shesh

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shesh, në kuadër të protestës së paralajmëruar në kryeqytet, ndërsa hedhja e kapsollave ka shënuar momentet e para të tensionit gjatë tubimit.

Ndërkohë disa tubues kanë grisur dhe djegur një pankartë me foton e kryeministrit Rama në të.