Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin

Në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë zyrtare po marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula si dhe kryeministri Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Aktiviteti po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku përfaqësuesit e lartë të dy shteteve janë bërë bashkë për të nderuar aktin historik të 28 Nëntorit 1912 dhe sakrificën e brezave për liri e pavarësi.