Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë e historisë, sakrificës dhe qëndresës së popullit shqiptar.
Në urimin e tij, Thaçi rikujton se liria, identiteti kombëtar dhe dinjiteti janë vlera të çmuara, të fituara përmes sakrificave të brezave të tërë shqiptarësh.


