Erzen Elezi uron 28 Nëntorin: “Flamuri kuqezi mbetet simbol i përhershëm i historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare”

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date për shqiptarët. Në urimin e tij, Elezi thekson se 28 Nëntori përfaqëson identitetin, krenarinë dhe unitetin kombëtar, duke rikujtuar sakrificën dhe përpjekjet e brezave për liri dhe dinjitet, shkruan Top24

Ai veçon flamurin kuqezi si simbol të përhershëm të historisë, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

“Me respekt për të kaluarën dhe përgjegjësi për të ardhmen, le ta ruajmë dhe përcjellim këtë trashëgimi brez pas brezi”, shprehet Elezi në mesazhin e tij.

Në përfundim, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës u ka përcjellë urimet të gjithë shqiptarëve me rastin e kësaj feste kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!