Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar zyrtarisht Marrëveshjen e Mekës, për Mbrojtje të Përbashkët mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, përcjell TV21. Lajmi është publikuar sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë, duke përmbyllur kështu procesin e ratifikimit në Turqi, pasi Parlamenti e miratoi marrëveshjen në fillim të këtij muaji.
Parlamenti turk e ratifikoi marrëveshjen më 5 nëntor, duke i hapur Ankarasë rrugën për t’i ofruar mbështetje ushtarake Arabisë Saudite në lidhje me sulmet e rebelëve jemenas Huthi, të mbështetur nga Irani.
Përfaqësuesit e tri vendeve pritet të zhvillojnë një takim sot dhe nesër në Islamabad.


