UEFA ngre dyshime për ndeshjen mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit!

UEFA ka ngritur dyshime serioze për epilogun përfunidmtarë të ndeshjes së javës së 13-të në elitën e futbollit vendor midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit nga Kumanova. Ndeshja e zhvilluar në Çair u mbyll me rezultatin 0-1 në të mirë të skuadrës kumanovare.

Nga UEFA tashmë kanë hapur procedurë lidhur me këtë ndeshje, që sipas tyre mund të jetë e trukuar. Dyshimet lindin edhe me faktin se janë bërë pagesa në një kompani gjermane, por që mbetet gjithçka të verifikohet.

Për këtë rast, UEFA pritet të njoftojë edhe institucionet përkatëse në vendin tonë.

Ata kanë veçuar edhe disa emra prej futbollistëve të dyshuar nga rradhët e skuadrës së Shkëndijës së Haraçinës, mirëpo që për momentin nuk do ti bëjmë publike, kjo për shkak vazhdimit të hetuesisë në lidhje me rastin.

Mbetet të shihet, nëse UEFA do të sjellë prova verifikuese për këtë ndeshje, apo ndoshta gjithçka do të kalojë pa ndonjë vërejtje dhe fakt konkret.