Izraeli është i gatshëm ta sulmojë Iranin edhe pa mbështetjen e SHBA-së, deklaron zëdhënësi i ushtrisë

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Efraim Defrin, deklaroi sot se Izraeli është i gatshëm ta sulmojë Iranin edhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton “Al Jazeera”.

Defrin tha se Izraeli po e përcjell zhvillimin e situatës dhe është i gatshëm të ndërmarrë një sulm të fuqishëm ndaj Iranit në çdo moment, madje edhe në mënyrë të pavarur nga SHBA-ja.

Duke folur për tensionet mes Iranit dhe Izraelit, ai shtoi se Teherani vazhdon të përbëjë kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe se “vizioni iranian për shkatërrimin” e këtij shteti nuk është zhdukur.