Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në shënim të 28 Nëntorit, shkruan Top24
Manifestimi u organizua në Shkup, me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme.
Përmes një postimi, Zekolli Shaqiri ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e 28 Nëntorit si një datë që simbolizon bashkimin kombëtar, identitetin dhe trashëgiminë shqiptare.
Ajo ka theksuar se, pavarësisht kufijve gjeografikë, rrënjët, gjuha dhe identiteti kombëtar mbeten vlera të përbashkëta që i bashkojnë shqiptarët dhe përcillen ndër breza.
“Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka përfunduar urimin e saj zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri.


