Izet Mexhiti: Teatri Shqiptar në Shkup u mbush me tingujt e Nëntorit, festohet edhe 20-vjetori i shtatores së Skënderbeut në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë momente nga manifestimi kulturor i organizuar në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku këngëtarët Miranda Hashani dhe Selami Kolonja sollën një mbrëmje të veçantë me këngë shqipe, në frymën e festimeve të Nëntorit, shkruan Top24

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka vlerësuar rëndësinë e muzikës dhe kulturës shqiptare në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kombëtar ndër breza.

Ai theksoi se në këto ditë festive, kur shqiptarët kujtojnë historinë, rrënjët dhe simbolet kombëtare, muzika mbetet një nga mënyrat më të bukura për të shprehur krenarinë dhe përkatësinë kombëtare.

Në postimin e tij, Mexhiti i kushtoi rëndësi të veçantë edhe 20-vjetorit të vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Çair, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment domethënës në historinë dhe identitetin e shqiptarëve të kësaj komune.

Mbrëmja në Teatrin Shqiptar, me muzikë, emocione dhe kulturë shqiptare, u shndërrua kështu në një tjetër aktivitet kushtuar festave të Nëntorit dhe trashëgimisë kombëtare. Top24