Arkin Jahiji : Nëntori që na bashkon, krenaria që na frymëzon!

Me kënaqësi dhe emocione të veçanta mora pjesë në programin festiv të organizuar nga Shkolla Fillore “7 Marsi”, me rastin e festave të Nëntorit.

Përmes këngëve, recitimeve dhe paraqitjeve artistike, nxënësit tanë përcollën dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin dhe vlerat tona kombëtare.

Këto momente na kujtojnë se historia, identiteti dhe traditat tona ruhen e përcillen brez pas brezi, përmes edukimit dhe përkushtimit.

Mirënjohje për stafin arsimor, organizatorët, prindërit dhe nxënësit për këtë program të bukur e dinjitoz.

Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim arsimin, shkollat tona dhe çdo nismë që kultivon dijen, kulturën dhe vlerat te brezat e rinj.

Sepse e ardhmja e komunës sonë ndërtohet sot, përmes fëmijëve tanë!

Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱❤️