Sali: 28 Nëntori na kujton përgjegjësinë për ta forcuar lidhjen kombëtare, duke ecur bashkë drejt së ardhmes evropiane

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim, Sali ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date dhe ka theksuar nevojën për ruajtjen e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin drejt së ardhmes evropiane.

“Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, mora pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një ditë që na kujton historinë, sakrificën dhe rrugëtimin tonë kombëtar, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe forcuar lidhjen tonë kombëtare, duke ecur së bashku drejt së ardhmes evropiane.

Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Bekim Sali.