Iniciativa qytetare “Asnjë më shumë” sot organizon marsh protestues në Shkup, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, si reagim ndaj rasteve gjithnjë e më të shpeshta të dhunës në familje dhe femicidit në vend.
Marshi do të nisë në orën 17:00, në parkun “Gruaja Luftëtare”, ndërsa organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të kërkojnë përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave.
“Nëse institucionet janë të shurdhra, le t’i detyrojmë të na dëgjojnë”, thuhet në thirrjen e organizatorëve, të cilët paralajmërojnë edhe një performancë artistike në fund të protestës.
Nga iniciativa theksojnë se protesta synon të bëjë thirrje për veprim konkret institucional dhe të kundërshtojë dhunën ndaj grave.


