Në Berovë, mëngjesin e sotëm është matur temperaturë -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat në të gjithë vendin janë nën zero.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se -8 gradë janë matur në Kriva Pallankë, -7 në Strumicë, -6 në Kumanovë, Shtip, Shkup – Petrovec, Demir Kapi dhe Manastir, -5 gradë në Lazaropole, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Prilep, -4 në Shkup – Zajçev Rid, Kodrën e Diellit, Krushevë dhe Vinicë, -2 në Gjevgjeli dhe -1 gradë në Pretor dhe Ohër.
Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë në 6 gradë Celsius.


