Xhenur Iseni: Mickovski ditën ia bën qejfin VLEN-it natën BDI-së!

Analisti politik, Xhenur Iseni në një postim të tij ka komentuar qasjen dhe talljen e kryeministrit Hristjan Mickovski i cili her deklaron se sdo të ketë zgjedhje të parakohshme dhe herë deklaron se zgjedhje të parakohshme mund të ketë nëse kërkon opozita. Sipas Isenit kjo qasje e Mickovskit është e atillë që të len përshtypjen se ai ditën i bën qejfin VLEN-it që të mos ketë zgjedhje të parakohshme ndërsa natën i bën qejfin BDI-së e cila dëshiron zgjedhje të parakohshme, shkruan Top24

Mickoski ditën ia bën qejfin VLEN-it, natën BDI-së! Ditën thotë: “Zgjedhjet në vitin 2028, siç e do VLEN-i!”.
Natën thotë: “Hajdeni në zgjedhje edhe në 2027, siç e kërkon BDI-ja!”.
Por problemi nuk është te Mickoski. Problemi është te partitë shqiptare, që me përplasjet e tyre ia kanë dhënë luksin të luajë Qoke me të dyja! Dhe kështu, njëra pret zgjedhjet, tjetra u frikësohet, ndërsa Mickoski ua cakton edhe ditën, edhe natën! Kur shqiptarët garojnë kush t’i pëlqejë më shumë kryeministrit, kryeministri s’ka nevojë t’i marrë seriozisht asnjërën!