Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do të procedohet në Kuvend, nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara.
Në deklarimin për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Çitaku ka thënë se ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit në këtë ligj dhe sipas saj, pritet që drafti i parë të pranohet sot.
“Dua të ju njoftoj se brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme se kjo nismë gëzon unitetin e plot politik dhe qytetar. Kjo nismë nuk ëshë vetëm e PDK-së, por kjo nismë ka vulën e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Çitaku.
Çitaku ka shtuar se do të jenë të hapur brenda punës që do të bëhet brenda komisioneve përkatese në legjislativin e vendit.
Ajo ka përsëritur se kjo nismë ligjore do të jetë vetëm njëra nga elementët që do të përdoret për betejen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Synimi ynë është që shumë shpejt, brenda një afati sa më të shpejt, tky ligj të kalojë në të dy leximet.”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se PDK-ja dhe VV-ja janë kundërshtare politike dhe kanë mospajtime të thella ndërmjet vete, por sipas saj, këto dy parti i bashkon vlera e UÇK-së.


