Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T. Maya Sivagnanam, ku u shkëmbyen mendime lidhur me aktivitetet aktuale dhe hapat e ardhshëm në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Ambasadorja Sivagnanam u njoh me agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe me fillimin e diskutimeve profesionale për Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale. Këto zgjidhje ligjore hapin një kapitull të ri në avancimin e kuadrit juridiko-penal, ndërsa diskutimet profesionale përbëjnë një pjesë të rëndësishme të procesit të hartimit dhe përmirësimit të tyre.
Rëndësi të veçantë ka shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja eksperte në proceset që sjellin ndryshime ligjore dhe institucionale. Bashkëpunimi i deritanishëm me Mbretërinë e Bashkuar përbën një bazë të rëndësishme për realizimin e mëtejshëm të prioriteteve reformuese.
Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e prioriteteve reformuese, modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një sistemi efikas, të bazuar në sigurinë juridike dhe sundimin e ligjit.


