Arben Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë historike të alfabetit shqiptar në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, shkruan Top24

Në urimin e tij, Taravari thekson se alfabeti shqiptar nuk është vetëm një sistem shkrimi që mundëson komunikimin dhe përhapjen e gjuhës, por për shkak të historisë së veçantë të popullit shqiptar, ai përfaqëson edhe një simbol të qëndresës dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Alfabeti shqiptar nuk është vetëm një kodeks i shkëlqyer që hap dyert drejt një gjuhe, por ai për shkak të historisë së pazakontë të popullit të tij ka marrë përmasat e një rojtari të identitetit shqiptar!”, thuhet në mesazhin e Taravarit.

Ai gjithashtu shpreh mirënjohje për këtë trashëgimi të çmuar, e cila, pavarësisht stuhive dhe sfidave historike, ka arritur të mbijetojë dhe të mbetet një nga shtyllat e identitetit shqiptar.

Në fund të mesazhit të tij, Taravari përcjell urimet për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.