Ali Ahmeti takon Edi Ramën, i kërkon kujdes të shtuar të Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Ohrit

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes të përbashkët kombëtar, bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, perspektivën evropiane dhe partneritetin në kuadër të NATO-s, transmeton TV21.

Ahmeti bëri të ditur se takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe mori një domethënie të veçantë për shkak të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në prag të 28 Nëntorit.

Ai theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të bashkëpunimit për një të ardhme të përbashkët evropiane.