Kalendari i ditëve jo pune në Maqedoni për vitin 2027

Kalendari preliminar i ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoni është publikuar, duke përfshirë festat që vlejnë për të gjithë qytetarët, si dhe ditët e pushimit për komunitetet fetare dhe etnike.

Festat zyrtare për të gjithë qytetarët në vitin 2027:

* 1 janar (e premte) – Viti i Ri
* 7 janar (e enjte) – Krishtlindjet ortodokse
* 9 mars (e martë) – Fitër Bajrami – dita e parë
* 1 maj (e shtunë) – Dita e Punës
* 3 maj (e hënë) – Pashkët ortodokse – dita e dytë
* 24 maj (e hënë) – Shën Kirili dhe Metodi
* 2 gusht (e hënë) – Dita e Republikës – Ilindeni
* 8 shtator (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë
* 11 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore
* 23 tetor (e shtunë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
* 8 dhjetor (e mërkurë) – Shën Klimenti i Ohrit

Ditët jo pune për komunitetin shqiptar:

– 22 nëntor (e hënë) – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Festat për komunitetet e tjera

Kalendari përfshin edhe ditët jo pune për besimtarët ortodoksë, katolikë, myslimanë dhe komunitetet e tjera etnike e fetare, ndër to Bajrami i Kurbanit, Pashkët katolike, Dita Ndërkombëtare e Romëve, Jom Kipur dhe festat e tjera.

Kalendari është preliminar dhe, sipas publikimit, është verifikuar më 5 tetor 2026.