Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani po përballet me një “luftë të heshtur ekonomike”, e cila është “më e vështirë se një luftë me raketa”. Deklarata e tij u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Gjatë një takimi me investitorë dhe prodhues, Pezeshkian tha se “një grup njerëzish arrogantë, shtypës dhe imponues synonin ta rrëzonin vendin tonë”, por theksoi se bizneset vendase kishin arritur t’i menaxhonin me sukses kushtet e tregut.
Ai shtoi se Irani po punon për të shmangur nevojën për ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dimrit.


