Pesë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë natës mes 19 dhe 20 nëntorit, pasi policia u gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike.
Sipas MPB-së, në pranga përfunduan V.T. (37), A.Q. (21) nga Shkupi, N.B. (26) nga Manastiri, C.H.E. (26) nga Turqia dhe A.Sh. (49) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kontrolleve, tek ata janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë, substanca narkotike dhe marihuanë.
Mësohet se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.


