Erërat me intensitet të lartë që po fryjnë në Tetovë kanë shtuar rrezikun për dëme materiale dhe situata të rrezikshme. Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos qëndrojnë pranë pemëve të larta, shtyllave elektrike dhe objekteve që mund të rrëzohen nga era, njofton TV21.
Njoftimi i plotë:
🚨 APEL PËR KUJDES – ERËRA TË FORTA NË TETOVË
Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, për shkak të erërave me intensitet të lartë që po fryjnë në qytetin tonë.
▪️ Shmangni qëndrimin dhe parkimin e automjeteve pranë pemëve të larta dhe objekteve të pasigurta.
▪️ Tregoni kujdes pranë shtyllave elektrike, çative, tendave, reklamave dhe konstruksioneve që mund të dëmtohen apo të rrëzohen nga era.
▪️ Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, oborre dhe hapësira të hapura.
▪️ Shmangni daljet e panevojshme dhe qëndrimin në hapësira të ekspozuara ndaj erërave të forta.
Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë është në gatishmëri për të reaguar në çdo situatë emergjente.
Apelojmë për përgjegjësi dhe kujdes nga të gjithë! Një veprim i vogël parandalues mund të shmangë pasoja të mëdha.
📞 Në rast rreziku ose situate emergjente, kontaktoni shërbimet kompetente.


