Dua Lipa pjesë e GTA VI, zbulohen 34 këngët e albumit!

Muzika e Dua Lipës do të jetë pjesë e një prej projekteve më të mëdha të industrisë së videolojërave. Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur mes artistëve të njohur ndërkombëtarë, këngët e të cilëve do të përfshihen në kolonën zanore të shumëpritur të “Grand Theft Auto VI” (GTA VI).

Lista e plotë e këngëve përmban 34 tituj dhe u bë publike në mënyrë të papritur, pasi në internet u shpërndanë fotografi të albumit në formatin vinyl, përpara publikimit zyrtar. Përveç Dua Lipës, në këtë përmbledhje muzikore do të dëgjohen edhe artistë të njohur si Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Rina Sawayama, Arca, Tove Lo, Travis Scott, Morgan Wallen dhe Keith Richards.

Projekti muzikor mban titullin “GTA VI: The Album” dhe përfshin edhe bashkëpunime të veçanta, si ai mes Justice dhe Michael McDonald. Në listën e artistëve janë gjithashtu Rauw Alejandro, Young Thug dhe Playboi Carti.

Sipas revistës “Rolling Stone”, zbulimi i listës erdhi pasi fotografitë e kopjeve të albumit në vinyl, të cilat ishin nxjerrë në shitje para afatit, nisën të qarkullonin në rrjet. Albumi është planifikuar të dalë më 20 nëntor, një ditë pas publikimit digjital të videolojës.

Surprizat nuk përfundojnë këtu. Më 21 nëntor, Miami do të mirëpresë një festival muzikor kushtuar GTA VI, ku pritet të ngjiten në skenë emra si Cardi B, Kodak Black, Don Toliver, Travis Scott dhe Justice.