Ryshfet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim! Zyrtari kapet me 32 mijë denarë, prokuroria kërkon burg

Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Sipas hetimeve, i dyshuari, i cili ishte i autorizuar të jepte pëlqime për projekte urbanistike dhe elaborat për mbrojtje nga zjarret, shpërthimet dhe materiet e rrezikshme, kishte kërkuar dhe marrë para për të miratuar një elaborat që nuk i plotësonte kushtet e sigurisë.
Ai dyshohet për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Prokurori publik ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, përsëritjes së veprës dhe ndikimit te dëshmitarët.