Saranda Imeri Stafai fajin për komentet fyese ndaj saj ia faturon Ali Ahmetit!

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai përmes një postimi në profilin e saj ka komentuar, komenetet fyese ndaj saj në profilin e saj në FB duke ia faturuar këto fyerje qeverisjes 22 vjeçare të Ali Ahmetit ku me tri universitete, por pa perspektivë, pa shpresë dhe me një varfëri të frikshme jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore skanë çfarë bëjnë por vetëm të ofendojnë, shkruan Top24

Imeri më tej shton se nga këto fyerje nuk ia ulni dinjitetin, vetëm sa e ekspozojnë veten, “Unë nuk kam ndërmend të hesht, as të tërhiqem, as të dorëzohem!” shkruan Satfai, përcjellë Top24

Ndonjëherë, nga kureshtja, hyj dhe lexoj komentet që bëhen për mua: “oj pevaçico”, “oj lopo”, “oj kurvë”…
Dhe, sinqerisht, më vjen keq. Jo për veten time, por për ata që shkruajnë kështu.
Ndonjëherë hyj edhe në profilet e tyre. Aty shoh fotografi me xhamia, me Zotin në gojë, me fëmijët në krahë, me postime për moralin, familjen dhe vlerat njerëzore.
Dhe pyes veten: sa larg mund të jetë njeriu nga ajo që pretendon se beson?
Por, në fund, çfarë t’u thuash? Sa gjynah ku e ka sjellë këtë popull Ali Ahmeti! Nga viti 2001 e deri më sot, me tri universitete, por pa perspektivë, pa shpresë dhe me një varfëri të frikshme jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Mund të më ofendoni sa të doni. Nuk ma ulni dinjitetin mua, vetëm sa e ekspozoni veten.
Unë nuk kam ndërmend të hesht, as të tërhiqem, as të dorëzohem!
Keep going!