Parlamenti i Serbisë as në ditën e dytë të seancës konstituive nuk arriti të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Procesi do të vazhdojë të enjten, në orën 10:00.
Deputetët e Listës Studentore, kah fundi i seancës, njoftuan se tërhiqen nga diskutimet e mëtejshme me qëllim përshpejtimin e procesit. Ata pretendojnë se opozita po e pengon zhvillimin e seancës për të dytën ditë radhazi.
Për postin e kryetarit të Kuvendit janë propozuar Aleksandar Çupiç nga Lista Studentore dhe Stojan Radenoviç nga radhët e opozitës.


