Ali Ahmeti: Irani do dominim, do të fusë në zjarr gjithë botën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur sonte për zhvillimet politike në botë. Duke ndaluar te konflikti amerikano-iranian, Ahmeti tha se është e qartë se Irani dëshiron dominim në botë dhe për të arritur te pasurimi i uraniumit, nuk e kursen as që ta fusë botën në zjarr.

“Irani do dominim ideologjik deri te pasurimi i uraniumit. Për bomba bërthamore të fusë në zjarr tërë botën. Kjo është luftë ideologjike dhe rrezik për paqen botërore”, tha Ahmeti.