Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda të ish sistemit komunist!

Ndalimi në kufi i kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit „Nënë Tereza“, njërit prej organizatorëve të protestës, dhe mbajtja e tij për gjysmë ore në zyrat e policisë kufitare, me arsyetimin se është në një listë të veçantë kontrolli, është veprim i patolerueshëm dhe ngre dyshime serioze për presion dhe frikësim ndaj studentëve.

Ndërkohë që studentët kërkojnë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe ligj, Kryeministri na flet për lingua franca, sikur një koncept sociolinguistik të mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese.

As terminologjia politike nuk mund t’i kufizojë të drejtat kushtetuese, as metodat e frikësimit nuk mund ta heshtin zërin e studentëve!

Tërhiqeni vërejtjen organeve përkatëse dhe ndaloni këto praktika. Studentët nuk kërkojnë privilegj, por vetëm të drejtën e tyre!