Drejtori i Ndërmarrjes Publike Tetova-Tetovë, Samet Bislimi ka shpërndarë një video material të aktiviteteve të NPK-së në pastrimin e gjetheve të vjeshtës, mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe larjes së rrugëve në Tetovë. Bislimi më tej shton se aktivitetet janë të përditshme dhe për këtë qytetarët janë ata që duhet ta thonë fjalën e fundit, shkruan Top24
“Jemi në vjeshtë, ta përjetojmë këtë stinë të bukur por edhe qytetin ta mbajmë pastër si në çdo vend të botës. NPK dhe ekipet e ndërmarrjes sonë janë në shërbim të pastërtisë publike 24/7 dhe për këtë jam shumë krenar pasi që qytetarët tanë janë ato që meritojnë pastërtinë dhe janë ato që vlerësojnë. NPK-Tani më është edhe në T-Klik dhe qytetarët shqetësimet, raportimet e tyre mund ti adresojnë edhe përmes këtij aplikacioni nga shtëpitë e tyre” tha drejtori Samet Bislimi
Bislimi edhe një herë përsëriti apelin ndaj qytetarëve që të mbajnë llogari për hudhjen e mbeturinave inerte si (mobilje, paisje sanitare, beton etj) që të njejtat mos i hudhin në vende publike e as pranë kontenjerëve por të kontakojnë NPK-në.



