Trump thotë se e i merr “shumë seriozisht” kërcënimin e mundshëm për një sulm iranian ndaj Uashingtonit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se e merr “shumë seriozisht” kërcënimin e mundshëm për një sulm iranian ndaj kryeqytetit amerikan, Uashingtonit, raportoi televizioni amerikan CNN.

“Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por ne i marrim gjërat shumë seriozisht”, tha presidenti amerikan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Filipine, ku po merr pjesë në samitin e ASEAN-it.

“Nëse ndodh diçka e tillë, ata do të paguajnë një çmim që bota nuk e ka parë kurrë më parë”, shtoi Trump.

Më herët, CNN, duke iu referuar shtatë zyrtarëve amerikanë, raportoi se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë marrë informacione të reja që sugjerojnë se Irani po përgatit një sulm ndaj Uashingtonit, duke përdorur një “bombë të pistë” ose armë kimike.

Megjithatë, televizioni thekson se kërcënimi nuk konsiderohet i menjëhershëm.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i hodhi poshtë raportimet e CNN-it, duke i cilësuar këto pretendime si “të pabazuara”.