Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Saraçinës, ndërprerjet deri në pesë orë

Të martën, më 17 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në katër lokacione në Tetovë dhe fshatin Saraçinë.

Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Saraçinë, përkatësisht zona në hyrje të fshatit.

Në Tetovë, ndërprerja nga ora 09:00 deri në 13:45 do të përfshijë një pjesë të objekteve në rrugën “Nikolla Tesla”.

Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbetet rruga “Crnotravska”, në lagjen Koltuk.

Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerja do të prekë objektet në pjesën e sipërme të lagjes Drenovec.