Filipçe: Vazhdojnë presionet në gjyqësor / Eurodeputeti Vajc: Prokurorët duhet të kenë pavarësi financiare

Pushteti aktual ose nuk është i vetëdijshëm për pasojat e politikave në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ose bëhet fjalë për një proces të qëllimshëm, në nivel të grusht shtetit, me përpjekje për të ndalur rrugën evropiane të vendit. Këtë e theksoi në fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili kritikoi pushtetin se nuk po bën asgjë për përmirësimin e gjendjeve, jo vetëm në fushën e sundimit të së drejtës, por edhe në të gjitha fushat e tjera.

Neda Maleska nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve theksoi se Raporti, sa i përket sundimit të së drejtës, tregon përparim shumë të dobët.

Me një video-mesazh u paraqit edhe eurodeputeti Tomas Vajc, i cili theksoi se ekziston kriminalitet i madh ekonomik, por që, për të kryer punën e tyre siç duhet, prokurorët duhet të kenë pavarësi financiare.

Se besimi në gjyqësor është në nivele të ulëta e konfirmoi edhe Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Në debatin për vlerësimin e sundimit të së drejtës në Raportin e Bashkimit Evropian dhe mbikëqyrjen parlamentare folën edhe ambasadorët e Suedisë dhe Zvicrës, Ola Söllström dhe Kristof Zomer, të cilët theksuan nevojën për përfshirje më të madhe të Kuvendit në avancimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.