Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në vazhdën e përplasjeve për Altabankën serbe sot përmes një postimi në porfilin e tij ka shkruar se Altabanka mban vulën e VLEN-it dhe Bujare Abazit.
Arbër Ademi
U mbars mali, polli një mi!
E di se i zhyturi kapet për fije kashte, por gazetari maqedonas, me një pyetje të thjeshtë dhe të saktë, zbuloi se BDI e paska detyruar VLEN-in që të:
• Zgjedh Stoiljkoviqin;
• Sjellë Dodikun;
• Lejojë parakalimin e ushtrisë serbe në vendin tonë;
• Sjellë MTEL-in serb;
• Fusë botën serbe në raportin evropian;
• Ua vjedhë qytetarëve nga 10.000 € të premtuara;
• Ta heqë gjuhën shqipe;
• Ta përdhosë flamurin kombëtar;
• Ta nëpërkëmbë Marrëveshjen e Ohrit;
• Të mos i mbyllë kazinotë, bastoret, kreditë e shpejta dhe Megawinin;
• Të bëhet xhentëlmen dhe Lizë në botën e çudirave;
• Të mos e ndryshojë Kushtetutën dhe ta ndalë rrugën drejt BE-së;
• Të mos e realizojë asnjë premtim të vetëm.
Dhe, së fundmi, BDI e paska detyruar me sukses që ta nënshkruajë lejen për Alta Bankën serbe të Vuçiqit në Maqedoni.
Sot nuk u zhytën, por u mbytën!
Shteti, në kohën tonë, ua mori 20 milionë euro të akuzuarve në kuadër të rastit gjyqësor “Imperia”. Përmes Agjencisë shtetërore për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, u vendos që këto pasuri të nxirreshin në shitje, por shitja u realizua vetëm pasi VLEN-i erdhi në pushtet, për t’a sjellur Alta Bankën, me nënshkrimin e Bujare Abazi


