Filipçe paralajmëron kallëzime penale për Alta bankën

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në rrjetin social X ka paralajmëruar se LSDM-ja do të ngrejë sot padi penale për rastin e Alta bankës, për hyrjen në sistemin e pastrimit të parave të Vuçiqit, për presionin, për llogaritë dhe transfertat, për paratë e qytetarëve dhe Ndërmarrjeve publike, thekson LSDM-ja komunikatën e saj deri te mediat.

Filipçe tha se LSDM-ja nuk do të lejojë që qeveria e Mickoskit ta anashkalojë skandalin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“LSDM-ja po ngre padi penale për Alta bankën. Grupi i krimit të organizuar i Hristijan Mickoskit dëshiron ta mbulojë skandalin me Alta bankën dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë. Të fshehë llogaritë, transaksionet, origjinën e kapitalit, lidhjet me klanin kriminal të Vuçiqit. Që të mos dihet se kush nënshkroi dhe për interesa të kujt.

Mickoski dhe Sllaveski ngritën kallëzime kundër opozitës, sepse janë në panik.

Tani është radha e LSDM-së, për të vërtetën dhe drejtësinë. LSDM-ja po dorëzon padi penale për larjen e parave të Vuçiqit, për presionin, për llogaritë dhe transfertat, për paratë e qytetarëve dhe ndërmarrjeve publike.

“Mickoski, po kopjon Vuçiqin. Vuçiqi ka rënë. Hetimet po hapen. E njëjta gjë të pret edhe ty. E vërteta do të dalë në dritë. Banda do të mbahet përgjegjëse”, thekson Filipçe.