Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimin e ekspertizës dhe sigurimin e mbështetjes profesionale në zbatimin e reformave në gjyqësor.
IRZ përfaqëson një partner të rëndësishëm në proceset e modernizimit të sistemeve juridike dhe harmonizimit të tyre me standardet evropiane. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e shfrytëzimit të përvojës dhe ekspertizës gjermane për përmirësimin e efikasitetit, pavarësisë dhe funksionalitetit të institucioneve të drejtësisë.
Gjatë vizitës në Berlin, ministri Shasivari realizoi edhe takime me përfaqësues të Bundestagut gjerman, përfshirë deputetin Müller, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi prioritetet reformuese dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Vizita e punës është pjesë e angazhimeve të Ministrisë së Drejtësisë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sigurimin e mbështetjes profesionale për proceset reformuese.



