Hoxha në hapjen e Samitit Botëror të Liderëve në kuadër të COP31 në Antalia

Antalia, 11.11.2026  Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në kuadër të delegacionit shtetëror të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, mori pjesë në hapjen solemne të Samitit Botëror të Liderëve, me temë „Drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, rezistente dhe të drejtë”, nikoqir i të cilit është Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ngjarja shënoi fillimin e samitit të nivelit të lartë për krerët e shteteve dhe qeverive, në kuadër të COP31.

Gjatë seancës plenare, para liderëve botërorë, fjalën e mori Presidentja Siljanovska-Davkova, duke prezantuar qëndrimet shtetërore, ambiciet klimatike dhe përkushtimin e vendit ndaj objektivave globale të gjelbra.

Pjesëmarrja në këtë forum konfirmon angazhimin aktiv të vendit tonë në dialogun ndërkombëtar për klimën, si dhe përpjekjet për sigurimin e një tranzicioni të drejtë të gjelbër, zhvillim të qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe global.