Durmishi: BDI-në përgjegjësi në skandalin me Alta Bankën serbe, prej nesër është punë e Prokurorisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke kërkuar nga BDI-ja shpjegime dhe marrjen e përgjegjësisë politike për dyshimet e ngritura rreth këtij rasti.

Në reagimin e tij, Durmishi ka kërkuar që përgjegjësit të japin llogari dhe të mos fshihen pas heshtjes, ndërsa ka theksuar se çështja duhet të marrë edhe trajtim institucional nga organet e drejtësisë.

“Heshtja dhe fshehja nuk e shpëton BDI-në nga skandali me Alta Bankën. Duhen shpjegime, dorëheqje dhe përgjegjësi politike SOT! Ndërsa prej nesër është punë e Prokurorisë”, ka shkruar Durmishi.