Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ka paralajmëruar se SHBA-ja dhe Izraeli do të përballen me “goditje shumë më vdekjeprurëse” nëse e sulmojnë sërish vendin.
Ali Abdollahi, i cili drejton si Forcat e Armatosura të Iranit, ashtu edhe Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), kërcënoi se çdo vendndodhje që vlerësohet si kërcënim për mbijetesën e Iranit do të bëhet “objektiv i drejtpërdrejtë i operacioneve asimetrike”.
Ai deklaroi se lufta ka dëshmuar “dështimin e pajisjeve të sofistikuara perëndimore të mbrojtjes përballë vullnetit dhe teknologjisë iraniane”.
Abdollahi tha se industria iraniane e raketave dhe dronëve mund të vazhdojë prodhimin “edhe nën zjarrin e rëndë dhe bombardimet e armikut”, pasi linjat e prodhimit ndodhen thellë nën tokë dhe në tunele.


