Aksident në Tetovë, 13-vjeçari me biçikletë pëson lëndime të rënda

Një 13-vjeçar nga Tetova ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka dalë nga rruga me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor rreth orës 09:30 në rrugën “114”, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.