58-vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar, trupi dërgohet për obduksion

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Gostivar.

Rasti është raportuar mbrëmjen e 6 nëntorit nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.

Siç mëson TetovaSot, me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia po heton të gjitha rrethanat e rastit.