Galeria e arteve pret një grupnxënësish nga Rumania në kuadër të Erasmus+

I.N. Galeria e Arteve – Tetovë pati kënaqësinë të mirëpresë një grup nxënësish dhe profesorësh nga Rumania, pjesëmarrës në kuadër të programit Erasmus+, të organizuar nga organizata joqeveritare „Association My Mobility MM“, me seli në Tetovë, nën drejtimin e Arben Vilës, themelues dhe drejtor i organizatës.
Gjatë kësaj vizite, të pranishmit u informuan nga kuratorja Besa Murati mbi historinë dhe funksionimin e institucionit, zhvillimin e tij ndër vite, si dhe rolin e rëndësishëm që Galeria e Arteve ka në promovimin e artit dhe kulturës.
Ky takim shërbeu si një urë lidhëse ndërmjet të rinjve dhe kulturës sonë, duke konfirmuar rolin e Galerisë së Arteve – Tetovë si një pikëtakim të rëndësishëm për shkëmbimet kulturore ndërkombëtare.