Fillon asfalltimi i rrugës “Ferid Murati”, Zekolli Shaqiri: Për ty Çair!

Zëvendësministreja e Trsnsportit dhe Lidhjevenë Maqedoninë e Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri e shoqëruar nga kryetari i këshillit të komunës së Çairit, Muhamed Murtezi kanë inspektuar punimet e fillimit të asfalltimit të rrugës Ferid Murati të cilat po zhvillohen me ritëm të shpejtë, shkruan Top24

Zekolli në postimin e saj shkruan:

VETËM PËR TY, ÇAIR!
Ditën e sotme e filluam në Çair, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ku inspektuam nga afër punimet për rikonstruktimin e rrugës “Ferid Murati”.
Punimet po ecin me ritëm të mirë, ndërsa aktualisht po zhvillohet asfaltimi i rrugës. Ky projekt parasheh një transformim të plotë të infrastrukturës, me asfalt të ri, trotuare, shtigje për biçikleta dhe rregullim të qarkullimit.
Investimi i përgjithshëm kap vlerën e rreth 1 milion eurove, ndërsa Ministria e Transportit, përmes mbështetjes së Bankës Botërore, siguron 22 milionë denarë për realizimin e tij.
Vazhdojmë me punë dhe përkushtim, aty ku rezultatet flasin vetë.